AUSTRALI – Një foshnjë e porsalindur nuk ka mundur të mbijetojë, pasi dikush i ngjiti një herpes duke e puthur, menjëherë sapo ajo erdhi në jetë.
Familja Lampton në Queensland të Australisë është tronditur pas humbjes së foshnjës së tyre, por ende nuk kanë zbuluar se kush e puthi atë pak orë pas lindjes.

“Ne nuk kemi patur vizita nga familjarë apo miq, kështu që mund të ketë qenë kushdo,”- shprehen prindërit.

Eloise Lampton lindi me anë të një operacioni çezarian me 1 Nëntor në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ishim në spital dhe mendonim se ajo ishte në rregull, më pas atë natë na thanë se vajza mund të mos ia dilte deri ditën tjetër.” – rrëfen e ëma.
Eloise humbi një kilogram dhe shëndeti i saj nisi të përkeqësohej me shpejtësi një javë pas lindjes. Doktorët informuan prindërit se ajo ishte infektuar me herpes që mund të merret vetëm nëpërmjet puthjes ose prekjes. Fillimisht u dyshua për nënën, por analizat treguan se ajo nuk ishte e infektuar.

Prindërit shpresojnë që vdekja e foshnjës së tyre të shërbejë për të ndërgjegjësuar prindërit mbi viruset që mund të prekin të porsalindurit dhe të tregojnë kujdes maksimal, duke mos lejuar askënd që t’i puthë.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb