Dy ekzekutime, 4 të vrarë, 2 prej të cilëve vëllezër, e njëjta dorë. Kjo është ajo që ka rezultuar nga hetimet e prokurorisë për vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Prokuroria e Durrësit ka ngritur një pistë të re hetimi duke bashkuar dy dosje. Bëhet fjalë për dosjen e vrasjes së dy të rinjve Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia, ngjarje e ndodhur më 2 mars të këtij viti.

Viktimat Durres
Viktimat Durres

Bashkimi i këtyre dy dosjeve është bërë për faktin se dy vëllezërit Haxhia kanë njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat e para. Shkoza dhe Avdia u ekzekutuan më pak se 1 km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë e mekanizëm.

Burime nga prokuroria thanë se po hetohet jo vetëm aktiviteti i biznesit të dy vëllezërve për automjetet por edhe për një aktivitet të mundshëm kriminal të Besmir Haxhias.

Po kështu mësohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup kriminal që ka qëlluar dhe ndaj Dorian Shkozës e Anxhelo Avdias dhe ndaj vëllezërve Haxhia.

Sa i përket atentatit mafioz, ashtu si më 2 mars edhe dje autorët janë larguar në të njëjtin drejtim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb