TIRANE- Ndërsa temperaturat sot arrijnë deri ne 37 gradë duke bërë që shumica e shqiptarëve t’i drejtohen plazheve, nesër priten surpriza.

Sipas IGJEUM të hënën, më 23 korrik priten të fillojnë reshje gjatë orëve të paradites në të gjithë vendin. Në pjesën më të madhe të vendit ato do të jenë mesatare dhe lokalisht deri intensive. Reshjet do të shoqërohen edhe me shtrëngata, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre.


Të hënën, dt.23, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 32 °C

në vendet e ulëta: 20 / 31 °C

në vendet malore: 15 / 28°C

Sot pasdite (e diel, dt.22) dhe nesër (e hënë, dt.23) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e mesditës (për momente të shkurtra deri e fortë).
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: