Dy raste mitdhënie janë goditur në 12 orët e fundit në qytetin e Fierit dhe të Vlorës. Artan Balliu, 40 vjeç, është i arrestuari në qytetin e Vlorës pasi tentoi të korruptonte policin në aksin rrugor Vlorë Zvërnec pranë kryqëzimit të Triportit.

Pas ndalimit të automjetit tip Mercedes-Benz me targë VL 1542 C, Balliut iu konstatua se dokumentacionet e mjetit ishin jashtë afateve. “Duke qenë në këto kushte, drejtuesi i mjetit ka tentuar t’u japë 10.000 lekë (dy copë me prerje 5.000 mijë lekë) punonjësve të Policisë së Qarkullimit Rrugor, me qëllim që t’i shmangej masës administrative dhe të mos i bllokohej automjeti,” shkruhet në njoftim.

Ndërsa i riu Bernard Petoshati, 24 vjeç, banues në Orikum, u ndalua në autostradën Fier-Lushnje, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “Audi”, me targë AA 506 NY me shpejtësi tej normave të lejuara. Për t’u falur për shkeljen e bërë, Petoshati i dha një kartëmonedhë me prerje 2000 lekë policit rrugor.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb