Një burrë në Kaliforni është dëmshpërblyer me 21 milion dollar pasi ka kaluar 40 vite të jetës së tij në burg gabimisht.

Craig Coley, i dënuar gabimisht për vrasjen në 1978 të së dashurës së tij 24-vjeçare dhe të djalit të gruas 4 vjeç, është liruar në 2017, pasi hetimet zbuluan pafajësinë e tij, falë mbi të gjitha të testit të Adn.

Dëmshpërblimi ju dha Coley nga qyteti i Simi Valley, jo shumë larg nga Los Angeles.

Burrit, që sot është 71 vjeç, i janë derdhur menjëherë në llogari 4,9 milion dollarë, ndërsa pjesa tjetër do të vijë nga sigurimet dhe nga fonde të tjera.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb