Fansat e tij u gëzuan, teksa panë Neymar të rikthehej të luante në një ndeshje, pas afro 1 viti mungesë për shkak të një dëmtimi të rëndë. Ai e bëri diçka të tillë, dy javë më parë, në sfidën e vlefshme për Champions League e Azisë mes Al Hilal dhe Al Ain. Megjithatë braziliani i ka frikësuar sërish fansat, teksa gjatë ndeshjes së zhvilluar ditën e hënë mes Al Hilal dhe Esteghal, braziliani ka lënë fushën e lojës për shkak të një dëmtimi në minutën e 87-të.

Neymar u aktiviuzu për afro 30 minuta në këtë ndeshje, por i’u desh të dilte përpara kohen ga fusha e lojës për shkak të një lëndimi. Megjithatë ka qenë vetë braziliani si dhe tekniku i tij Al Hilal që kanë qetësuar tifozët menjëherë pas sfidës.

Ata theksuan se bëhet fjalë vetëm për një lëndim muskular dhe jo në gju, siç ndodhi herën e fundit. Megjithatë do të jenë vetëm vizitat mjekësore në orët në vijim që do të konfrmojnë shkallën e dëmtimit. Nëse bëhet fjalë vetëm për një dëmtim muskulor ashtu sikundër shpresohet, pritet që Neymar të qëndrojë larg fushave të blerta për të paktën dy javë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: