Një klient “Porsche”, i pakënaqur sepse nuk kishte opsionet që kishte kërkaur në makinë, i shkaktoi dëme të konsiderueshme konçesionarit të tij në Tajvan, shkruan revista automobilistike “AutoPlus.fr” në faqen e saj të internetit.

Gjithçka filloi në fund të vitit të kaluar, kur ai porositi një model “Panamera Sport Turismo” të pajisur me katër rrotat e lëvizshme (4×4) ku ato të pasme të ishin opsionale, të aktivizoheshin kur e kërkonte piloti.

Pasi u morr në fillim të vitit, kjo “Panamera Sport Turismo” nuk i kishte rrotat e pasme të lvizshme sikurse i kishte kërkuar klienti.

Ai më pas i kërkoi konçesionarit që të rimbursohet. Por konçesionari refuzoi që t’i kthejë paratë.
I zemëruar, klienti hipi në një prej automjeteve të tij (një Porsche Cayenne e bardhë) para se të hynte në vitrinën e koncesionit me makinë.

Ai u arrestua nga policia, që gjeti në bagazh të makinës benzinë dhe kazëm. Që nga ky moment dy palët ende nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: