VLORË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga qyteti i Vlorës, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë në turin “Rrugëtimi për Shqipërinë” iu përgjigj pyetjeve të tyre se çfarë cilësish duhet të demonstrojë një politikan që të jetë kryeministër i mirë, e që i shërben qytetarëve. Lideri demokrat pohoi para të rinjve vlonjatë se ai është një politikan që nuk ka bashkëpunuar kurrë më krimin për të fituar pushtetin.

“Çfarë kam unë ndryshe? Është e vështirë të flasësh për veten, por e kam për detyrë ta shpjegoj, përderisa e kërkoj këtë përgjegjësi. E kam për detyrë t’ju them se ndryshe nga ky që qeveris sot, unë nuk kam lidhje me asnjë kriminel dhe nuk jam mbështetur kurrë tek kriminelët për pushtetin tim apo të partisë sime. Përkundrazi! Ne kemi bërë një betejë 6 vjeçare kundër krimit dhe kemi fituar disa segmente të kësaj beteje, si ç është për shembull ligji për dekriminalizimin, që ka nxjerrë shumë pushtetarë nga parlamenti, nga bashkitë. I fundit ishte ky i Vorës.Unë nuk kam asnjë lidhje me oligarkinë.  Përkundrazi! Unë dhe partia ime kemi një plan për ta çarmatosur oligarkinë nga instrumentet me të cilat kap shtetin dhe pushtetin dhe, pastaj, vjedh dhe grabit pasuritë e shqiptarëve, siç kemi edhe është një plan për t’u marrë  çdo qindarkë që i kanë marrë nga taksat tuaja dhe për t’jua rikthyer ju”-tha Basha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: