Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-zyrtarin e Policisë, Gjergj Kohila.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se SPAK ka lexuar pretencën për ish-zyrtarin e policisë, i cili ka qenë bashkë i pandehur me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa ka kërkuar 8 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Ish-zyrtari i policisë akuzohet për trafik narkotikësh ne kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Lala tha se dosja për Sokol Boden është veçuar, sepse ai ka kërkuar gjykim të zakonshëm, pra ka hequr dorë nga gjykimi i shkurtuar.
(BalkanWeb)