Kreu demokrat, Sali Berisha, i cili është marrë i pandehur nga SPAK, lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, ka sulmuar Prokurorinë Speciale në një tjetër konferencë për mediat, duke i cilësuar prokurorët si mercenarë politikë privatë të Kryeministrit Edi Rama.

Me një gjuhë të ashpër, Berisha tha se “këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën”.

Në vijim Berisha u shpreh se “në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve”.

“Sot jam këtu për të faktuar me dokumente se si mercenaret e SPAK-ut pasi nuk kanë gjetur asnjë shkelje të vetme ligjore dhe asnjë dokument të firmosur nga Sali Berisha në dhjetëra e dhjetëra dokumente të procesit të njohjes, kthimit dhe parablerjes nga pronarët legjitimë të pronës në klubin Partizani, pasi nuk kanë gjetur asnjë dëshmitar që të pohojë se Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë bërë ndërhyrjen më të vogël në këtë proces, dhe për të mbrojtur Edi Ramen nga një abuzim i padëgjuar, kanë bërë në piramidën e tyre të mashtrimit, atë që nuk mund ta imagjinojë njeri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb