Juventus u ndal ndaj Lillë, teksa bardhezinjtë nuk shkuan më shumë se sa barazimi 1-1. Skuadra franceze zhvilloi një tjetër takim në lartësinë e duhur përballë “Zonjës së Vjetër”, ku protagonist ishin sërish ata: dyshja Edon Zhegrova dhe sulmuesi kanadez Jonathan David.
Pas Realit dhe Atletikos, do të ishte edhe Juventus skuadra e radhës, që do të vuante klasin e jashtëzakonshëm të Zhegrovës. Dhe ishite pikërish dyshja Zhegrova e David që gatuan edhe golin e avantazhit për vendasit në minutën e 27. Një marrje e topit në mënyrë perfekte e Zhegrovës dhe një asist perfekt për të gjetur në thellësinë e sulmit sulmuesin kanadez David, që goditi saktë, duke çuar Lillë në avantazh, me Zhegrovën që nuk mund të mos e festonte këtë gol duke bërë me shenjë Shqiponjën. Skuadra franceze u përpoq të ruante avantazhin, por Juventus fitoi një penallti të dyshimtë me Coincecaon, të cilën e shndërroi në gol Dusan Vlahoviç. Minutat e mbetura nuk solle asgjë, duke çuar skuadrat drejt një barazimi.
Sipas mediave italiane, Edon Zhegrova ishte edhe lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 7,5, e duke e cilësuar si të papërmbajtshëm, me driblimet e tij e përdorim plotë klas të topit.
Megjithatë në përfundim të takimit, i kënaqur me lojën e djemve por jo me pikën e marrë ishte tekniku Motta: “ Jam i kënaqur me performancën që djemtë zhvilluan sot, por jo me rezultatin. Në fazën ofensive duhet të bëjmë më shumë. Në pjesën e dytë skuadra u përgjigj më mirë, duke përmirësuar edhe nivelin e lojës.”
Me këtë barazim, skuadra e Juventusit ngjitet për momentin në vendin e 10 me 7 pikë, po aq sa ka edhe skuadra franceze e Lillë.