Këtij i thonë relaks! Ndonëse vetëm pak metra larg tij fadromat e IKMT e mjetet e rënda punojnë për prishjen e lokaleve pa leje dhe ka përplasje mes banorëve e policisë, ky pushues vazhdon i pashqetësuar të ngrohet në diell.

Megjithëse dita e fundit e shtatorit, vjeshta vazhdon ende me temperatura të larta gjatë ditës dhe si më mirë mund të kalohet dita se sa pranë detit.

Në videon e siguruar nga gazetari Enrik Mehmeti, pushuesi, një burrë rreth 5 vjeç shihet teksa i shtrirë në gurë shijon rrezet e diellit dhe ajrin e detit i vetëm pa e vrarë mendjen për çfarë ndodh rreth tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb