Henrik Hoxhaj, dikur mik i ngushtë e Nuredin Dumanit ka dhënë sot dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb dëshminë e Hoxhajt, i cili është përshirë në procese gjyqësore, vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt si dhe atë të vëllezërve Haxhiaj në Shkozet. I penduari i drejtësisë ka treguar se si është njohur me Dumanin, ndërsa thekson se takimi i parë kishte ndodhur 6 muaj para vrasjes së Shkozës dhe të Avdiajt.

“Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar.”, mësohet të ketë thënë Hoxhaj para togave të zeza.

I riu deklaroi se Dumani i kishte premtuar 60 mijë euro për të vrarë Shkozën, ndërsa shtoi se kishte marrë vetëm 35 mijë pasi pjesën tjetër e kishte marrë Elio Bitri.

“Elio Bitri ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza. Shkoza i ka dalë para Avdiajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin nuk kam patur komunikim. Por kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjetur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s’ishte me nem por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armë, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi. Na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar në për planin e vrasjes së Besmir Haxhias.”, u shpreh më tej i riu.

Më herët dëshmoi dhe i penduari Klevis Alla, i cili është i pandehur në procesin ku janë të pandehur dhe Enver Diva, Besian Xhixha dhe Altin Doci. Ndërkohë pritej dhe që të dëshmonte Dumani, ndërsa avokatët e tyre kanë kërkuar kohë për t’u njohur me këto dëshmi si dhe të bëhet krahasimi i tyre. Sakaq, seanca e radhës është shtyrë për në 12 qershor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: