De Zerbi nuk e ka ndërmend që të largohet nga Marseille. Pavarësisht zërave që e lidhin atë me një kalim te Milani, trajneri i njohur është treguar i prerë, kur është pyetur për këtë çështje.
“Milani? Nuk kam folur me askënd. Dua të qëndroj këtu. Sot jam shumë i lumtur që jam trajneri i Marseille, sepse më pëlqejnë sfidat dhe polemikat janë pjesë e lojës ”- u shpreh De Zerbi. 45-vjeçari drejton prej 29 ndeshjesh Marseille, ndërsa më parë ka udhëhequr ekipe si Sassuolo, Shakhtar dhe Brighton.
(J.S/BalkanWeb)