Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të zv. Kryeministrit Erion Braçe dhe kryetarit të Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshi, duke i akuzuar ata se ka takuar një vrasës dhe ngritur dyshime për përfshirjen në atentatin ndaj Prokurorit Ndoj.

Braçe shkruan se lëvizjet e tij dhe të Kokoneshit “gjurmohen” në çdo kohë nga policia dhe se kurrë në jetën e tij nuk ka takuar ndonjë vrasës. Po ashtu, Braçe shprehet se Berisha ka 25 vjet që shpif ndaj kundërshtarëve të tij politikë duke e paralajmëruar ish-kryeministrin se do nga sot do merret me të.

  • foto galeri

Postimi i Erion Braçes:
KY ESHTE SALI BERISHA DHE KY ESHTE KERCENIM PER JETEN NDAJ DY FUNKSIONAREVE TE LARTE PUBLIKE, TE DY TE ZGJEDHUR E NE DETYRE!
Qe Sali Berisha eshte nje kriminel barbar, kete pas 21 janarit, daljes zot te pushkatimeve ne mes te bulevardit, e thote i madh e i vogel ne kete vend!

Por, pervec pushkatimeve direkt sic ne 21 janar 2011, ky kriminel barbar, ka nxitur permes gjuhes se tij kriminale, kercenime per jeten, akte dhune te drejtperdrejta deri ne rrezikim te jetes, ndaj kundershtareve te tij politike duke i perfshire kriminalisht ne ngjarje qe nuk egzistojne.

Ky i sotmi eshte nje i tille! Provohet boterisht qe kjo ngjarje qe ka sajuar e publikuar, nuk ekziston! Po fare fare! As nga une, as nga kryetari i bashkise Divjake, zero! Vertetohet lehtesisht; Per shkak te detyres, cdo levizje e imja eshte nen prezence te oficereve te shtetit-jo te mite por te shtetit;

Cdo takim i imi me kryetarin e bashkise eshte nen prezence te tyre; Pra, per shkak te detyres, cdo gje eshte e lajmeruar ne sallat operative perkatese nga Garda e Republikes ne komisariatet e policise ne territor!

Pra, takimi i kryetarit te bashkise Divjake me nje bandit dhe i imi me ate bandit, as qe ekziston. Fare! Eshte sajuar nga Sali Berisha si kercenim i drejtperdrejt per jeten ndaj meje e kryetarit te bashkise Divjake.

Mendja kriminale e Sali Berishes, kerkon te drejtoje e pse jo te shkrehe pushke kriminelesh ndaj nesh! Ti Sali Berisha po kerkon jeten tone! Do pergjigjesh per kete ligjerisht deri ne fund! Cdo dite nga sot, cdo ore nga dita e sotme e ne vijim, une do merrem me kete, ty dhe ligjin! Boll me!

Ke 25 vite qe si kriminel ordiner ben kete ndaj meje e cdo kundershtari politik, si kur ke pushtet, si kur je ne opozite.

E dyta, kurre, kurre nuk kam bere kete qe ti ke konsumuar sot ndaj nesh; Kurre nuk kam shenjuar jeten e kujt per ta marre, si politikan, si qeveritar apo si qytetar i thjeshte!

Nuk jam soji yt, as shpifes, as si kriminel; Si qytetar e si pushtetar ne raport me ligjin, jeten e dinjitetin e cdokujt, ti as qe afrohesh tek une.
E treta, Fredi Kokoneshi as qe njeh prokurorin, as si emer, as si person, as si prokuror, as si aktivitet.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: