Probleme të reja në horizont për Sandro Tonalin. Pasi u skualifikua për 8 muaj nga aktivitetet futbollistike për shkak së përfshirjes në baste sportive, së fundmi Federata Angleze e Futbollit ka njoftuar me anë të një deklarate se ka paditur mesfushorin e Newcastle për 50 shkelje gjatë periudhë që luante në Angli, duke thyer kështu qartë rregulloren.
“Mesfushori i Newcastle United, Sandro Tonali pretendohet se ka shkelur rregullin E8 të federatës, duke vendosur baste në ndeshjet e futbollit midis 12 gushtit 2023 dhe 12 tetor 2023. Sandro Tonali ka afat deri më 5 prill 2024 për t’u përgjigjur.” – Shkruan Federata.
— FA Spokesperson (@FAspokesperson) March 28, 2024
(J.S/BalkanWeb)