FIER

Një 35-vjeçar nga Levani i Fierit është vënë në pranga të policisë pasi ishte i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale, mes tyre edhe  për pjesëmarrjen në organizatë kriminale. “BalkanWeb” mëson se në pranga ka përfunduar shtetasi Blerim Sulejmani.

Gjithashtu mësohet se arrestimi përkohësisht i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesmarrje në organizate kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes”.

Njoftimi i policisë:

“Fier Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet dhe arrestohet përkohësisht një shtetas në kuadër të Operacionit Policor Ndërkombëtar “TARTARUGA”. Bashkëpunimi ndërmjet policisë së Fierit dhe Interpol Tirana vë në pranga 35 vjeçarin i cili ishte shpallur në kërkim për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes”.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: B.S, 35 vjeç, banues në Levan, Fier.

Arrestimi përkohësisht i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Pjesmarrje në organizate kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Shtrëngim me anë të kanosjes” të parashikuara nga Kodi Penal Italian. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme”-njofton policia.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: