MALAJZI-Ish-kryeministri malajzian, Najib Razak, ka përfunduar në pranga të policisë, pasi akuzohet si i përfshirë në një skandal prej miliona dollarësh.

Komisioni Malajzian Anti-Korrupsion (MACC) ka deklaruar se Razak u arrestu për një skandal korrupsioni me fondin shtetëror malajzian “1Malaysia Development Berhad (1MDB)”,tha ai.

Ish-kryeministri është marrë në paraburgim në Putrajaya, ndërsa të enjten do të dalë para togave të zeza për t’u njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Më 4 korrik, ai u deklarua i pafajshëm dhe u lirua me kusht prej një milion ringjanë Malajzisë, që kapin vlerën e rreth 241.475 dollarëve.

Ish-kryeministri mund të rrezikojë  një dënim prej 20 vitesh burg. “1MDB”,  i kryesuar nga Razak, ka qenë objekt i një hetimi global të pastrimit të parave. Ky skandal ka përfshirë hetime në të gjithë globin, përfshirë Zvicrën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një sërë hetimesh kanë përfunduar duke i sekuestrua disa llogari bankare, të cilat dyshohet se janë pjesë e mega-korropsionit.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb