Kuvendi ka miratuar projektligjet në rendin e ditës. Presidenti Bajram Begaj ktheu ligjin ‘Për inspektimin’, të cilin Parlamenti e rrëzoi sot me 74 vota kundër.
Ndërkohë, është miratuar edhe projektvendimi “Për zgjatjen e afatit të Komisionit Hetimor “Për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-up-it në Shëndetësi” si dhe projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.
Me 68 vota pro, 6 abstenim e 5 kundër, zgjatet afati i Komisionit për ‘Sterilizimin’ e ‘Check Up’ deri 14 nëntor.
(BalkanWeb)