Kur ditën e enjte në portale qarkulloi lajmi se ish-ministri i Brendshëm ishte përlotur në seancën gjyqësore që po mbahej ndaj tij, Saimir Tahiri ka mohuar zërat.

Në daljen e tij para mediave, ish-zyrtari, që u dënua nga Krimet e Rënda me 5 vite burg të konvertuara në 3 vite e 4 muaj shërbim prove, tha se nuk kishte qarë, ndërsa shtoi se; ‘Është fisnike kur qajnë burrat’.

“E keni kthyer në meme këtë histori që ‘qau Tahiri këtu..qau atje’. Është fisnike kur qajnë burrat, por nuk kam qarë. Vendimin dua ta lexoj. Komentet do t’i kem atë ditë kur ta marr vendimin të zbardhur. Në kulturën time nuk mund të flitet për vendimet e gjykatave. Duhet ta lexosh vendimin, ndaj e kam të vështirë ta sqaroj”, pohoi Tahiri.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: