Përveç rasteve sporadike, ka dhe nga ata qytetarë që janë të ndërgjegjshëm. Një rast i ngjashëm ishte dhe ajo e një qytetari, i cili përplasi gabimisht parakolpin e mjetit të tij tek targa e një tjetër makine që ishte parkuar para xhamisë ku ai ishte falur.

Mësohet se mjeti është në pronësi të Arbër Hajdarit, djalit të prokurorit Shkëlqim Hajdarit, i cili kishte parkuar në rrugën e Kavajës në kryeqytet.

Në vend që të largohej pa bërë zhurmë siç mund të bënin pjesa më e madhe e njerëzve, ai la një pusullë për drejtuesin e mjetit të dëmtuar. Në të ai i kërkon falje dhe i lë numrin e telefonit për ta dëmshpërblyer, shkruan “Harta Dixhitale” në FB.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: