Të gjithë rrugët të dërgonin tek Edy Reja, me ish trajnerin e Lazios, Napolit dhe shumë ekipeve të tjera në Serie A që shihej si pasuesi i mundshëm i C.Panuccit në stolin e përfaqësueses kuqezi. Reja ishte i preferuari i Armand Dukës dhe jo vetëm por italiani mori më shumë kohë për të diskutuar detajet e kontratës.

Edy Reja
Edy Reja

Në këtë pikë të gjithë prisnin që Reja të ishte italiani i radhës që do të merrte nën kontroll Kombëtaren por pikërisht detajet bënë diferencën në këtë tratative të nisur që të premten në mbrëmje. Sipas mediave italiane, Reja dhe FSHF nuk kanë rënë dakord në dy detaje shumë të rëndësishme, në kohëzgjatjen e kontratës dhe sigurisht në pagën e tij. Në këto kushte bisedimet janë ndërprerë të dielën në darkë.

De Canio
De Canio

Armand Duka nuk ka ndërmend të heq dorë nga timonierët italian pasi tashmë ka kthyer vështrimin tek një tjetër “azzurr”, bëhet fjalë për Gigi De Canio. Ish trajneri i Napolit, Lazios, QPR e shumë ekipeve të tjera nuk është një emër i panjohur për Dukën pasi edhe më herët, përpara se Panucci të pranonte ofertën, palët kanë diskutuar mbi një bashkëpunim të mundshëm.

Torino Fc V Calcio Catania Serie A
Torino Fc V Calcio Catania Serie A

61-vjeçari aktualisht është pa një skuadër pasi për herë të fundit ishte nën drejtimin e Ternana, skuadër ku u shkarkua në janar. Për ironi të fatit edhe Panucci erdhi në stolin e Kombëtares pasi u shkarkua nga Ternana.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: