“Prestige Resort” vijon të mbetet destinacioni i vetëm për të kaluar pushime të paharrueshme në oazin e qetësisë, shërbimeve cilësore dhe mundësive për të zgjedhur atë çfarë ke dëshirë të bësh gjatë pushimeve.

Edhe këtë fundjavë “Prestige Resort” mbetet më i frekuentuari.

Pushues nga Shqipëria, por jo vetëm, gjejnë pushimet e kërkuara në resortin e veçantë, i cili gjendet në zemër të Golemit.

Kushtet komode për të gjithë moshat, higjiena si askund tjetër, por dhe freskia që të ofrohet aty në këto ditë të nxehta vere, e kanë kthyer “Prestige Resort” në destinacionin e shumë pushuesve nga të katër anët e Shqipërisë dhe jo vetëm.

“U surprizuam. Sot është hera e parë që vijmë me thënë të drejtën. Është shumë mirë këtu, gjithçka. Pishinat për fëmijët, uji i pastër, është i distiluar. Ambienti përreth është shumë relaksues. Shërbimi është shumë i mirë”, thotë një pushues.

“Janë kushtet shumë të mira, uji është shumë i mirë, dhe fëmijët ndihën shumë mirë”, shprehet një pushuese.

Ndërsa një tjetër pushues nga Kosova thotë se: “Është një vend shumë i bukur. Gjithçka është e rregulluar”.

“Erdhën një ditë na pëlqeu shumë dhe kemi ardhur disa herë deri tani”, thotë një tjetër.

“Interesante është edhe pishina me ujë deti që nuk ka në asnjë vend tjetër këtu. Është edhe shumë pastër”, shprehet një pushues.

Dhe sipas një pushuese tjetër: “Mendoj se ia vlen për të kaluar këtu edhe fundjava të tjera”.

I cilësuar nga vetë pushuesit si vendi ideal ku mund të kalosh pushimet në bregdetin e Adriatikut, “Prestige Resort” ofron relaksin e ndërthurur me natyrën e gjelbër, që karakterizon vendin tuaj të pushimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb