Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, i cili rezulton i prekur me koronavirus është nisur për mjekim të specializuar në Turqi.
Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi. Mësohet se gjendja shëndetësore e Myftiut është përkeqësuar, ndaj edhe familjarët morën këtë vendim.
Më herët drejt këtij shtet u dërgua edhe babai i tij i prekur po ashtu nga koronavirus.
(BalkanWeb)