Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit u kap në Tiranë. Ai dyshohet se kishte mashtruar një 25-vjeçare duke i marrë 3 mijë euro, ndërsa i kishte premtuar se do t’i siguronte një vizë angleze.
Gazetarja e News24, Klodiana haxhiaj, bëri të ditur se i arrestuari është shtetasi Leonard Allushi.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë ndaluar shtetasin L. A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 21.10.2024, ka kallëzuar një shtetase 25 vjeçe se në muajin shtator, 34-vjeçari i ka marrë 3000 euro, duke e mashtruar se do t’i siguronte vizë angleze.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi””, njoftoi Policia.