FIER

Është dhënë sot masa e sigurisë “arrest me burg” për dy të dyshuarit për vrasjen e 23 vjeçarit, Florian Selimi. Gazetari i “BalkanWeb”, Ervis Kuçi raporton se të arrestuarit nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura nga organet e hetimit.

Shtetasit K. M 20 vjeç dhe S. S 26 vjeç, të dyshuarit kryesorë të vrasjes që tronditi Fierin mesnatën e së dielës, kanë hyrë sot në Gjykatën e Fierit rreth orës 11.30 nën masa të forta sigurie.

Masa e sigurisë është dhënë nga gjyqtari Ergys Selmani, masë kjo e cila është kërkuar edhe nga Prokurori i çështjes Hysen Ajsllari. Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën që lamë pas në fshatin Hamil, konkretisht në vendin e quajtur “kthesa e Hamilit”. Trupi i pajetë i të riut 23-vjeçar u gjet me fyt të prerë në një kanal.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: