Estevao, talenti brazilian i Palmerias, i cili është prenotuar nga Chelsea për verën e ardhshme, ka dhënë një intervistë tejet interesante për “The Guardian”. Estevao, u shpreh se futbollisti i preferuar është ylli argjentinas, Leo Messi.

“Më pëlqen shumë edhe Neymar , Cristiano Ronaldo . Por referenca ime është Lionel Messi për gjithçka që ai ka bërë për futbollin. Mënyra se si ai luan dhe çfarë bën jashtë fushës është një djalë që duhet ta shikoj gjithmonë. Dhe sigurisht, edhe për mua të qenurit majtak si ai më bën që ta kem favorit.

Disa njerëz lindin me talent, të tjerët duhet të punojnë shumë. Shembuj të mirë janë Messi dhe Cristiano Ronaldo. Messi ka talentin, Ronaldo punën. Unë i kërkoj të dyja. Talent dhe përkushtim. Sot në futboll duhet t’i përkushtohesh vetes , duhet të mbani një orar, të stërviteni, të udhëtoni, të kujdeseni për veten tuaj, pa përkushtim nuk mund të arrini askund”, tha talenti brazilian.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb