SIBERI- Një djalë në Siberi ka marrë një mësim të mirë nga femra më e fortë e Siberisë, pasi i preu rrugën me makinë kësaj të fundit. Ai është duke bërë manovra në rrugët e qytetit të Irkutskit, por rrezikoi aksidentin me peshëngritësen 34 vjeçare Oksana Kosheleva.

Peshëngritësja doli nga makina e inatosur, hapi derën e shoferit duke e marrë në supe drejtuesin dhe e fut tek bagazhi i makinës së saj duke i dhënë edhe një shkelm.

Pamjet janë filmuar nga miqtë e të riut, të cilët nuk ndërhyjnë pasi e dinë se çfarë është në gjendje të bëjë 34 vjeçarja.

Pasi e ka marrë në bagazhin e makinës së saj, peshëngritësja e ka çuar shoferin në parkun e makinave dhe e ka hedhur në rrugë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: