Pas rrëfimit në “Real Story” në News24 të banorëve për pallatin e dëmtuar nga tërmeti në Vorë që vazhdon të lëkundet, dëshmitar është bërë fatkeqësisht edhe gazetari i News24 Osman Stafa.


Në një lidhje të dytë ‘live’ ai tha se i ka provuar lëkundjet vetë dhe se pothuajse të gjithë banorët kanë dalë jashtë duke sjellë edhe dëshminë e gruas.
“Teksa ju dëgjoja juve, kam provuar vetë lëkundjet. Personat që ishin me mua janë larguar. Disa në makina disa fare”, tha gazetari që vijonte të qëndronte në pallatin e rrezikshëm teksa gazetari Sokol Balla me të drejtë e pyeti “Po ti çfarë po bën aty?”.


“Akoma po pres, kam marrë disa  familjarë për të raportuar dëmet e tjera”, tha gazetari. Ndiqni videon.


Më tej një grua, banore e pallati tha se dëmet janë të shumta, çarje e të gjithë mureve, rënie suvaje. “Ne kërkojmë siguri. Kush na jep siguri se ky pallat është i banueshëm? A mund të rri unë tek ky pallat sot? Duan të bëj kërkesë, çfarë kërkese kur faktet flasin vetë. Kemi tre ditë që rrimë jashtë. Banorë që flenë në lulishte me fëmijë. Tmerr i vërtetë”, tha banorja e pallatit.

(BalkanWeb)