Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur.
Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin I. N., 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Gjithashtu, Komiasriati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. L., 48 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzave të tyre të mitura, të cilat u pajisën me urdhër mbrojtje.
(BalkanWeb)