TIRANË

Enver Çaushi, pronari i kompleksit i cili u qëllua me armë gjatë natës në autostradës Tiranë- Durrës, saktësisht në rrugën dytësore në Yrshek ka thënë në Polici se do të jetë një ngatërrim objektivi.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ai u shoqërua menjëherë pas ngjarjes dhe deklaroi se nuk ka konflikte me njeri prandaj nuk ka dyshime tek autorët.

Enver Çaushi është i lidhur me një ngjarje ku protagonist ka qenë nipi i tij, Florjan Çaushi i cili ka marrë peng para disa vitesh mori peng tregarin Syria Delin për një borxh të pretenduar 20 mijë euro.

Florjan Çaushi, djali i dajës së Elton Deliut i cili u ekzekutua në një atentat në 2008 në Tiranë e keqtrajtoi dhe e dhuni tregtarin, më pas u arrestua dhe u dënua me 3 milionë lekë.

Por Enver Çaushi, xhaxhai i Florian Çaushit nuk kishte lidhje me pengmarrjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb