Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur një ditë më parë në Vlorë, ku një 56-vjeçar u dhunua fizikisht deri në vdekje nga tre persona të tjerë, të cilët u arrestuan nga policia.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se autorët e këtij krimi janë dy vëllezërit Astrit dhe Agron Hameti, si dhe i afërmi i tyre, Nusret Hoda, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi Stavri Mino. Siç raporton gazetari Mehmeti, gjithçka ka ndodhur për një sharje mes viktimës dhe njërit prej vëllezërve Hameti, duke bërë që mes tyre të nisë sherri, i cili ka rezultuar tragjik për 56-vjeçarin Mino.

Gazetari Enrik Mehmeti ka zbardhur për “BalkanWeb” edhe një pjesë të dëshmisë së autorëve të ngjarjes dhënë para policëve. Ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë qëllim të vrisnin Minon, duke u shprehur se gjithçka ka ndodhur aksidentalisht.

Sipas tyre, 56-vjeçari ka rënë pas goditjes në një gur dhe ka pësuar gjakderdhje, ndërsa kanë shtuar se nëse ambulanca do të kishte mbërritur më shpejt, mund ta kishte shpëtuar. Gjithashtu, gazetari Mehmeti raporton se të dyja familjet ishin të varfra dhe miq me njëri-tjetrin.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: