ZVICËR- Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të një të riu ka ndodhur sot në Zvicër, ndërsa pas hekurave përfunduan dy shqiptarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në tunelin Gubrist (në autostradën Cyrih-Bernë). Sipas mediave zvicerane, një 23-vjeçar zviceran ka rënë nga makina, në kohën që ajo ishte duke ecur në tunel, duke i shkaktuar atij plagë të mëdha në trup.

Sakaq, policia zvicerane arrestoi dy të rinj shqiptarë, njëri nga Kosova, tjetri nga Maqedonia, përkatësisht nga 22 vjeç.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: