Një dënim me të vërtetë shumë i rëndë pasi në Tailandë kështu funksionon ligji: nëse gabon, e paguan rëndë.

Ndoshta Lance Whitmore, një ish-ushtar britanik i moshës 27-vjeçare është penduar për atë që ka bërë, pasi është dënuar me 50 vite burg dhe duhet të vuajë dënimin në institucionin e izoluar në Tailandë, ku kushtet me të vërtetë të fusin frikën.

Akuza është ajo e shpërndarjes së drogës. Nuk bëhet fjalë për asnjë lloj tentative për vrasje apo akti terrorist, por vetëm për shpërndarje droge. Për më tepër, i riu as nuk është munduar të fshehë aktin e tij ‘kriminal’.

Ai është arrestuar në Pattaya me rreth 200 kokrra ekstazi. Sistemi juridik tailandez ka vendosur të mbyllë këtë çështje dhe Lance Whitmore do të dalë nga burgu në moshën 77-vjeçare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: