ELBASAN- Një tentativë vrasje ka ndodhur dje në Elbasan. Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë vënë në kërkim të 29-vjeçarit me iniciale R.B. i cili dje në lagjen “Skënderbej” dyshohet se ka qëlluar me armë ndaj 28-vjeçarit D.I.

Sipas të dhënave zyrtare, personi në kërkim ka qëlluar me një pistoletë në oborrin e banesës së 28-vjeçarit por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia nuk jep motive konkrete të ngjarjes, por thotë se ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 7.65 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: