TIRANE- Pavarësisht dhimbjes dhe tragjedive, duket se në jetën e 29-vjeçarit të prekur nga virusi HIV/AIDS ka një dritë shprese. I riu që u bë protagonist i emisionit “Me zemër të hapur” që apeloi për një strehë ku të jetonte, pasi banesa e tij ishte e amortizuar, i ka zgjatur dorën dikush për ndihmë.

Bëhet fjalë për shoqatën “Stop krimit”, e cila doli garant që t’i pajisë shtëpinë me orendi shtëpiake si dhe të riparojë dëmet brenda. Ka qenë vet kreu i shoqatës, Fatmir Sena që ka ofruar mbështetjen, ashtu si në dy raste të tjera.

“Të riut do ti pajisim shtëpinë me orendi dhe do ia riparojmë. Do ta ndihmojmë për gjithçka ka nevojë”, theksuan anëtarë të shoqatës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: