TIRANE- Një 32-vjecar nga Tirana ka denoncuar sot në polici zhdukjen e gruas së tij.

Policia e Tiranës bën me dije se shtetasi S.XH, nga Selita e Vogël ka kallëzuar se është larguar nga banesa gruaja e tij.

Pas denoncimit, policia ka nisur kerkimet per bashkëshorten e tij, shtetasen M.XH, vjeç 22.

Njoftimi i policisë

Më datë 07.01.2018, shtetasi S.XH, vjeç 32 banues në Selitë e vogël, ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja M.XH, vjeç 22. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: