ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në banesën e tij në provincën, Castro dei Volsci, në Itali. I riu jetonte sëbashku më nënën e tij, dhe ka qenë pikërisht ajo që e ka gjetur të pajetë në banesë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 22-vjeçarin, Zamir Beu. Sipas policisë italiane i riu kohët e fundit vuante nga depresioni dhe dyshohet se ai mund të jetë vetëvrarë.
Banorët e provincës, Castro dei Volsci në Itali, thonë se 22-vjeçari ishte një djalë i mirë, serioz, punëtor dhe i përgjegjshëm. Kjo ngjarje e papritur i ka tronditur të gjithë.

Për të zbardhur gjithë ngjarjen policia po merret edhe me rrjetet sociale të 22-vjeçarit, ku sipas mediave italiane ai kishte shprehur “pakënaqësinë” ndaj jetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb