Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, ka firmosur për dëbimin e një shqiptari nga Kosova, duke e cilësuar atë si të rrezikshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri Salvini përmes një mesazhi në “Facebook”.

Fjala është për 43-vjeçarin me inicialet M.M., i cili akuzohet si pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e shtetit.

“Sot kam nënshkruar dekretin për dëbimin e kosovarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s, pjesëtar i një grupi islamik që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit”, shkruan ministri në Facebook, duke shtuar “Jashtë nga Italia kushdo që dëshiron te na sjelle luftë në shtëpi”.

Salvin1
Salvin1

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb