Cristian Shpendi protagonist. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 2 gola me fanellën e Cesenas, në ndeshjen e Serie B, ndaj Brescias.  Shpendi përktheu në gol dy penallti, më saktësisht në minutën e 15-të dhe 53-të.

21-vjeçari vijon me formën e mirë, teksa në edicionin e kaluar në Serie C, realizoi jo pak por 20 gola në 32 ndeshje të zhvilluara. Shpendi premton shumë për të ardhmen, falë talentit që djaloshi kuqezi ka.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb