4 gola të pësuar në 7 javë, Empoli është mbrojtja e dytë më e mirë në Serie A, pas Juves. Një meritë të padiskutuar për këtë ka Ardian Ismajli, me qendërmbrojtësin kuqezi që po zhvillon sezonin e tij më të mirë në karrierë. Ismajli është legjionari më i përfolur në Itali, një lojtar për të cilin interesohen dy ekipe të mëdha si Juve dhe Inter.

Mediat italiane vijojnë të insistojnë në këtë pikë, Ismajli është kthyer në prioritetin e “Zonjës së Vjetër”, për të zëvendësuar Bremer, por gjithashtu mbetet një opsion edhe për Inter, me zikaltërit që do të riformatojnë nga e para repartin e prapavijës sezonin e ardhshëm.

Isi
Isi

Ismajli thërritet edhe një herë në apel këtë fundjave pasi Empoli pret në shtëpi një rival aspak komod, Napolin. Në shtëpi, Empoli është i pathyeshëm, jo vetëm që nuk kanë pësuar asnjë humbje, por nuk kanë pësuar asnjë gol. Vizitorët kanë qenë të një niveli të lartë, si Juve e Lazio, Ismajli është përplasur më “bombera” si Vlahohiv dhe Catellanos duke u vlerësuar me notë shumë të lartë.

Isiii
Isiii

Mbrojtësi kuqezi duhet të bëjë tani llogaritë me një “bishë” të vërtetë si Romelu Lukaku, por shifrat janë në krah të tij. Në këtë fillim sezoni, Ismajli ka luajtur 7 nga 7 ndeshje si titullar, për më tepër nuk është ndëshkuar asnjë herë me karton të verdhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb