NGA FATMIR POPJA

Pas suksesit me “poker” golash në Kupë, AF Elbasani nis përgatitjet për super sfidës e kësaj jave teksa në Elbasan Arena presin kryesuesit e Partizanit. Në një intervistë për News 24, trajneri i Elbasanit, Roberto Bordin theksoi se grupi nuk është i plotë pasi disa lojtarë vijojnë stërvitjen të diferencuar, por ka ende kohë për të qenë gati:

“Kemi edhe disa dite për të përgatitur ndeshjen, disa lojtarë kanë bërë përgatitje të diferencuar, por kemi ende kohë për të qenë gati”.

Ky është një test i rëndësishëm për Elbasanin, një mundësi e shkëlqyer për të reaguar kundër një rivali direkt pasi diferenca me Partizanin kryesues është vetëm 2 pikë. Borodin kërkoi nga ekipi i tij të jetë më konkret dhe agresiv në zonë:

“Na ka munguar vetëm goli, pasi raste kemi pasur. Gjëja pozitive është që kemi krijuar, por duhet të jemi më konkret dhe më agresiv përpara porte. Gjithsesi, është vetëm fillimi i kampionatit dhe kemi kohë për të përmirësuar”.

AF Elbasani-Partizani do të zhvillohet të dielën në orën 17:00.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb