TIRANE – Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka shpërthyer me sharje ndaj faqes ‘Cmendinadublimofficial’ në Instagram, pasi ka postuar një foto të saj bashkë me djalin mbi të cilën shkruan: “Ta du shumë mamin, mamin ta du shumë oo… Respekt për mamin…Po për ty kopil jo”.

Midis shumë komenteve që kërkojnë heqjen e fotos, duke mos toleruar talljen me një fëmijë, bie në sy edhe një koment i bërë nga vetë këngëtarja. Duke parë fjalët që përdor, Çiljeta duket se është nxehur vërtet shumë, deri në atë sa pikë sa, siç e thotë vetë, e ka prishur gojën për ditë Bajrami.

“O By**ir, o pederast që më bën të prish gojën për ditë Bajrami, që merresh me fmit ti o pedofil. Djali im ka një bab që ti thy kom e dur ty o pler, shif mos je kopil vete o perversa njerëz që flisni për fëmijët. Më mir hiqe vet se me të gjet me i pi do të thy dhombet unë dhe baba i këtij cunit ktu.”- shkruan Ciljeta.cilii-ok
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: