Një ish agjent i CIA-s është dënuar me 20 vite burg pasi i spiunoi një agjenti kinez sekrete ushtarake, bën të ditur departamenti amerikan i drejtësisë. Kevin Mallory, 62 vjeç, u shpall fajtor për disa raste spiunazhi pas dy javësh gjyq qershorin e kaluar. Ish-agjenti i Cia-s nga Virginia, i cili flet rrjedhshëm gjuhën kineze, ka pasur akses në dokumenete shumë të ndjeshme.


Ai është dënuar pas akuzave se i ka shitur sekrete Kinës për 25 mijë dollarë. Si dëshmi kundër tij janë përdorur disa video që e tregojnë duke skanuar dokumente të klasifikuara në një zyrë. Kevin Mallory udhëtoi gjithashtu edhe në Shangai për t’u takuar me një agjent kinez të CIA-s në Mars dhe në Prill në vitin 2017, ka bërë të ditur më tej departamenti i drejtësisë.


“Mallory nuk vuri vetëm vendin e tij në rrezik, por rrezikoi edhe jetën e njerëzve që vënë veten e tyre në rrezik për mbrojtjen tonë kombëtare. Kjo cështje duhet t’i dërgojë një mesazh të gjithëve sa i përket shkeljes së besimit publik.”-kanë bërë të ditur autoritetet. Departamenti amerikan i drejtësisë ka njoftuar se ish-agjenti Mollary ka ushtruar një sërë detyrash të rëndësishme me agjencitë qeveritare.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb