Buzëqeshjet përpara ndeshjes u pasuan me tension dhe injorim në fund. Pas “tërmetit” që i shkaktojë Man.City, Maurizio Sarri u largua me nxitim dhe në heshtje drejtë dhomave të zhveshjes, duke evituar në këtë mënyrë përshëndetjen me Guardiolën, gjithsesi si një “xhentëlmen”, Pep justifikon atë veprim të italianit:

Sarri Guardiola
Sarri Guardiola

“Nuk më pa”, u shpreh spanjolli në konferencë për shtyp, ndërsa vetë Sarri ishte më i sinqertë: “Në ato momente doja vetëm të shkoja në dhomat e zhveshjes. Më pas, siç bëj gjithnjë, shkova dhe e përshëndeta”. Humbja e rëndë 6-0 vendos edhe një herë në pikëpyetje të ardhmen e Sarrit në stolin e Chelsea: “Do të isha i lumtur nëse do e dëgjoja presidentin, pasi nuk e kam takuar kurrë, por nuk e di se çfarë mund të pres”, u shpreh Sarri, për të cilin mediat britanike shkruajnë se ky ishte fundi i tij.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në fund për ti dalë edhe një herë në mbrojtje mendoi Guardiola: “Nuk është normale të fitosh 6-0 kundër Chelsea. Në 4 goditjet e para në kuadrat shënuan 4 gola. Ishte një fitore e madhe”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb