TIRANE- 6 biznesmenë janë arrestuar dhe 5  të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi akuzohen se kanë krijuar një skemë mashtruese me TVSH-në duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarësh.


Gjykata e Tiranës me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 6 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës.


Biznesmenët e arrestuar janë Nevroz Lami, Indrit Sulaj, Dhimitraq Celo, Bujar Morataj, Shkelqim Hasani dhe Ruzhdi Murataj. Ndërkohë janë ende në kërkim B.Gj, M.M, A.B, S.K, E.SH.


Biznesmenët e arrestuar lëshonin fatura fiktive dhe janë nga fusha të ndryshme. Mësohet se nën hetim janë vendosur dhjetëra subjekte që dyshohet se kanë falsifikuar faturat e TVSH-së.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në sitën e hetimit janë rreth 50 biznesmenë të dyshuar se mashtronin me TVSH-në.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: