TIRANE– Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është paditur nga 5 ish-punonjës për shkak të largimeve nga puna.
5 ish punonjës në disa sektorë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë kanë paditur ministren dhe kërkojne shfuqizimin e urdhrit për largimet e tyre nga puna.
Padia është depozituar në gjykatë nga punonjësit Petrit Bakiu, Bledar Kabashi, G.Xhafa, Valbona Kryemadhi, Arlind Arapi.
Kujtojmë se pak kohë më parë Ministrja e Drejtësisë, Erilda Gjonaj ka shkarkuar nga puna 8 drejtues të hipotekave në vend, pasi sipas saj janë ankuar qytetaret.
(d.d/BalkanWeb)