I shkarkuar pak ditë më parë nga Tottenham Hotspur, Maurico Pochettino nuk pritet të rrijë për shumë kohë pushim, të gjithë duan shërbimet e teknikut argjentinas. Ajo që Pochettino ka bërë në Londër vlerësohet nga klubet më të mëdha europiane, kjo ka bërë që të jetë vetë Pochettino ai i cili do të zgjedh kur dhe ku do të rikthehet në bankinë. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, dy klube në veçanti po kërkojnë me insistim shërbimet e tij, Bayern Munich dhe Barcelona.
Bayern ka vendosur ti besoj stolin Hansi Flick por të gjithë janë të vetëdijshëm se kjo është një zgjedhje e përkohshme. Menjëherë pas shkarkimit të Niko Kovac, emri i Pochettinos u lakua si pasuesi i tij por fakti që ishte ende nën kontratë me Tottenham bëri që Bayern të zgjedh një alternativë brenda familjes. Situata tashmë ka ndryshuar, emri i argjentinas është rikthyer sërish në preferencë të parë. Barcelona është gjithashtu një skuadër e interesuar për shërbimet e ish trajnerit të Tottenham Hotspur.
Është e sigurt se në fund të sezonit Erenesto Valverde do të largohet nga katalunjasit, Pochettino është një emër që pëlqehet në Barcelonë, i sponsorizuar shumë edhe nga bashkëkombësi i tij, Leo Messi. Në këto kushte pritet të jetë Pochettino ai i cili do të vendos, të marrë në janar drejtimin e Bayern apo të pres deri në fund të sezonit për tu bashkuar me Leo Messin në Barcelonë.
(BalkanWeb)