Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin e depozituar për vjedhjen e serverit në selinë e PL.

Në fjalën e tij për gazetarët, Meta tha se ishte i shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës, ku sipas tij kishte një mal me dosje.

“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen.

Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb