Operacioni “Para drejtësisë” ka çuar në ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga Vjena, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Gjykatës së Elbasanit. I ekstraduari, N. A., 26 vjeç, është dënuar me mbi 3 vjet burgim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Ekstradimi u finalizua falë koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Austri.

Shtetasi N. A., Bulqiza, ishte i kërkuar për një rast të ndodhur në vitin 2021, kur u kap në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, në vendin e quajtur “Ura e Lizës”. Ai po transportonte me furgon, së bashku me katër shtetas të tjerë, 10 emigrantë nga Siria që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe kishin si destinacion shtetet e Bashkimit Europian.

Pas ekstradimit, N. A. do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tij, rreth 2 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb